per here te pare ne 18 vite facebook shenon renie 61fba403c3d5f

Për herë të parë në 18 vite Facebook shënon rënie

February 3, 2022
1 minut lexim

Gjiganti i medias sociale Facebook raportoi për herë të parë në 18 vite ekzistencë një rënie të përdoruesve aktivë ditorë.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, tha se numri i përdoruesve aktivë ditorë ra në 1,929 miliardë në tre muajt e mbyllur në Dhjetor, krahasuar me 1,930 miliardë tre mujorin e mëparshëm.

Meta gjithashtu paralajmëroi për rënie të ardhurash ndërsa përballet me konkurrencë nga rivalët e TikTok dhe YouTube por edhe me reklamuesit të cilët po reduktojnë shpenzimet.

Aksionet e kompanisë ranë me 20% pak orë pas lajmit duke fshirë 200 miliardë dollarë nga vlera e Meta.

Sipas Zuckerberg, arsyeja e kësaj rënie është largimi i të rinjve në drejtim të platformave rivale kryesisht TikTok.

Meta është kompania e dytë më e madhe në botë e reklamimit pas Google. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ministri shaqiri embla kthehet ne mesin e shoqeve dhe shokeve te klases 61fba38dcfb28
Story i mëparshëm

Ministri Shaqiri: Embla kthehet në mesin e shoqeve dhe shokëve të klasës

mergimi plage qe kullon 61fbabffa26a8
Story i radhës

Mërgimi, plagë që kullon

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë