Për herë të parë, Kosova me të drejtë fjale në Asamblenë KiE-së

1 minut lexim

Kosova për herë të parë është ulur, dhe ka pasur të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Arben Gashi, sipas të cilit, Kosova e meriton respektin dhe vendin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore”, shkruan Gashi në rrjetin social facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zenelaj: Kërkesa për pranim në qendrën rehabilituese në Shtime është e madhe

Story i radhës

Bulqizë/ Aksident në minierë, humb jetën minatori 40-vjeçar

Të fundit nga