Për herë të parë / I burgosuri politik shpalos emrat e të përfshirëve në veprimtarinë ilegale

June 24, 2025
1 minut lexim

I burgosuri politik, Naser Krasniqi, teksa ka rrëfyer për veprimtarinë ilegale, ka specifikuar edhe emrat e personave që ka pasur bashkëpunim.

Ndër ta, ai ka përmendur Ragip Hoxhën dhe Idajet Gorën, porse ka shprehur dyshime nëse ata kanë qenë emrat e tyre të vërtetë, ngaqë sipas tij, ata mund të kenë qenë edhe punëtorë të inteligjencës.

“Takimi i parë dhe bisedën e parë që e ka dhanë ai konsulli, nëse ka qenë konsull, sepse unë besoj që ata kanë qenë punëtorë të inteligjencës”, ka thënë Krasniqi.

“Sigurimi i qytetit?”, ka pyetur Sadiku.

“Sigurimi i qytetetit”, e ka konfirmuar Krasniqi, teksa ka vazhduar rrëfimin se si ka qenë takimi i parë me ta rreth çështjes kombëtare.

“Takimin e parë nuk e harroj kurrë, po munohna me citu fjalë për fjalë. Naser, m’tha Shqipëria ka plotë plagë të pasherueshme për Kosovë, tha derisa nuk zgjidhet çështja e shqiptarëve e kanë domethënë plagë në zemër që për çdo ditë pikon gjak”, ka rrëfyer Krasniqi. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ambasada Amerikane në Tiranë thirrje vendit për investim në mbrojtjen: Paqja përmes forcës fillon tani!

Story i radhës

Krivanjeva kthehet në Gjilan

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë