“Për herë të parë 3 gra në tavolinë”/Presidentja e Sllovenisë: Do të ndërmerren aksione për Roamingun dhe përgjigjen ndaj katastrofave natyrore

-Për herë të parë në historinë tonë të takimeve, për herë të parë në tavolinë gjenden tre gra, tha presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar pas mbledhjes në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni në Shkup, shkruan TV21. Presidentja Sllovene tha se përveç deklaratave, sivjet pas takimit do të ketë aksione konkrete.

“Kemi identifikuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Roamingun e Evropës, si dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmin e BE-së për përgjigje ndaj katastrofave natyrore”, theksoi Natasha Pirc Musar./tv21.tv

Përveç Pirc Musar, në takimin e sotëm në kuadër të Procesit Bërdo-Brion prezent ka qenë mes tjerash presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe përfaqësuesja e BeH, Zhelka Cvijanoviq.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Itali, prodhimi industrial ka rënë për 0.7% në korrik krahasuar me muajin qershor

Story i radhës

Fidan: Rëndësia e bashkëpunimit mes Türkiyes dhe Kazakistanit po rritet dita-ditës

Të fundit nga