per gjashte muaj ne kliniken e kardiologjise u kryen 1 mije e 786 stentime 64b69fdef2a8f

Për gjashtë muaj në Klinikën e Kardiologjisë u kryen 1 mijë e 786 stentime

July 18, 2023
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, zElvir Azizi, vizituan Klinikën e Kardiologjisë me ç’rast u njoftua për dinamikën e shtuar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë pjesës së parë të vitit 2023.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi e njoftoi ministrin Vitia se gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime. Gjithashtu, janë realizuar 1 mijë e 832 procedura të stentimeve.

“Krahasuar me vitin paraprak, kur përgjatë një viti ishin realizuar 2 mijë e 929 koronarografi dhe 2 mijë e 727 stentime, vëllimi i punës në këtë vit paraqet mundësinë e dyfishimit të numrit të intervenimeve që kanë të bëjnë me sëmundjet kardiake”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Vitia u njoftua se në shërbimin e Elektrosimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, për herë të parë në vend dhe më gjerë, është realizuar me sukses procedura e stimulimit selektiv të sistemit përçues të zemrës (pace – im) me qëllim të realizimit të një hapshënimi sa më fiziologjik.

“Një ndërhyrje e tillë është realizuar tek një paciente e moshës 26 vjeçare me çrregullime të përçimit atrioventrikular pas një intervenimi kirurgjik në zemrën e pacientes. Në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar me sukses edhe 5 “pacemaker” biventrukular (CRT – P), pajisje që bëjnë resinkronizimin elektrik të punës së zemrës tek pacientët që kanë dëmtim të avancuar të muskulit të zemrës. Intervenimet e tilla të avancuara janë realizuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësor kroatë nga Spitali Universitar i Rjekës”, thuhet tutje në njoftim.

Vitia e përgëzoi stafin për shtimin e vëllimit të punës, ndërsa tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të përkrahë të gjitha kërkesat që do të shtojnë vëllimin e punës dhe do të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bileta per ne raundin e dyte te champions league formacionet zyrtare struga zalgiris 64b69fd8927fe
Story i mëparshëm

“Bileta” për në raundin e dytë të Champions League, formacionet zyrtare Struga – Zalgiris

vera perveluese faza e portokallte alarmi i kuq 64b6a17f1129e
Story i radhës

Vera përvëluese: Faza e portokalltë – alarmi i kuq!

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë