Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendi, pritja është rreth 30 minuta, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
LAMM informon se në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Burimi: TV21