Gjithçka është e qartë, Prishtina sot do të luajë me Llapin nga Podujeva në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drejtori i drejtorisë së sportit të Prishtinës, Granit Rugova, konfirmon dakordimin mes FFK-së dhe FC Prishtina.
Një lajm i mirë për Prishtinën dhe dashamirët e saj.
“Sot, së bashku me kryetarin e komunës Përparim Rama takuam zyrtarë nga KF Prishtina dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe u dakorduam që ndeshja në mes KF Prishtinës dhe KF Llapi, të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit “Fadil Vokrri””, njofton Rugova.