U betua se në punën e tij nuk do të ketë ndikime të asnjë lloji dhe se do të luftojë në mënyrë të pa kompromis krimin dhe korrupsionin.
“Funksionin do ta kryej në mënyrë të ndërgjegjshme, në mënyrë të paanshme dhe me përgjegjësi do të mbroj liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve dhe interesat e subjekteve të ndryshme juridike”, tha Islam abazi, shef i PNKOK.
Islam Abazi sot zyrtarisht mori funksionin e shefit të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjithë anëtarët e Këshillit të prokurorëve i uruan sukses dhe e paralajmëruan se është një punë me përgjegjësi të madhe.
Abazi deklaroi se punën e parë që do ta bëjë është takimin me kolegët e tij dhe të punësuarit në prokurori për t’u njoftuar me gjendjen.
“Menjëherë sot do t’i thërras prokurorët që janë këtu dhe të më informojnë për lëndët që janë me interes për opinionin publik, të më referojnë se në cilën fazë janë procedurat, çfarë kanë vepruar, çfarë presin, a është dhënë ndonjë urdhër dhe a mundet me dëshmitë që kanë mbledhur të sillet vendim juridik”, pohoi Islam Abazi, shef i PNKOK.
Pasi kreu betimin, u taku edhe me paraardhësen e tij Villma Ruskovska, së cilës i dhuroi trëndafila ngjyrë rozë. Zhvilluan një takim në të cilën Ruskovska e njoftoi Abazin me punët e prokurorisë.
Shefja në largim, Ruskovska nuk kishte ndonjë paralajmërim për Abazin për vështirësitë që ka kjo punë, për shkak se vlerëson se prokurori është i vetëdijshëm se në çfarë terreni ka hyrë.
“E udhëzova për disa lëndë, te cilët koleg janë, të bisedojë me kolegët për lëndët të cilat janë në interes të opinionin publik. I urova gjithë të mirat dhe mendoj se në kushte solide po e lë Prokurorinë dhe pres që ashtu të vazhdojë”, pohoi Villma Ruskovska, ish-shefe e PNKOK.
Ruskoska nuk ka plane se çka do të bëjë në aspektin profesional, por shtoi se pret që padia penale kundër saj të bie, ndërsa të ndërpritet edhe procedura disiplinore.
Burimi:________