“Për Ali Ahmetin”, Nedim Bajrami i jep fanellën historike, kreut të BDI-sē

June 30, 2024
1 minut lexim

Nedim Bajrami, futbollisti i Kombëtares Shqiptare nga Maqedonia e veriut, i cili do të mbahet mend në histori të kampionateve Europiane për golin më të shpejtë në të gjitha kompeticionet e deritanishme, ka vendosur që fanellën me të cilin shënoi golin rekord, në ndeshjen e parë ndaj Italisë, t’ia dhurojë figurës kombëtare Ali Ahmeti, njofton indeks.mk

Fanella është e nënshkruar nga vet Nedim Bajrami mbi numrin 10 dhe shkruan “Për Ali Ahmetin”.

Nedim Bajrami në sekondën e 23 të ndeshjes së parë të Shqipërisë në Euro 2024, kundër Italisë, shënoi golin e epërsisë për kombëtaren kuq e zi me ç’rast vendosi rekord për golin më të shpejtë gjer më sot./indeks.mk/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kanosi me armë kuzhinierin e restorantit, sjpallet në kërkim 33-vjeçari/ Detajet

Story i radhës

​Ukraina akuzon Rusinë për vrasjen e fëmijëve

Të fundit nga

ShkoLartë