Në nëntë muaj e parë në Maqedoninë e Veriut, nga dallimi ndërmjet importit dhe eksportit është regjistruar deficit tregtar prej 2 842 078 000 euro, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 68.4 %, transmeton Portalb.mk.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – shtator të vitit 2022, është 6 157 257 000 euro, ndërsa importi është 8 999 335 000 euro”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Eksporti ka shënuar rritje për 20.1 përqind, ndërsa importi për 28.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në periudhën janar – shtator të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, sqarojnë nga Enti.
Burimi: portalb.mk