“Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen”, PD publikon videon e Berishës dhe Metës: Pengjet mbajnë njëri-tjetrin

February 11, 2022
1 minut lexim

Partia Demokratike ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Mta. PD ka publikuar një video, ku Berisha i ka kujtuar Metës në Kuvend kur ky i fundit ishte kryetar Kuvendi se dha dorëheqjen për 700 mijë euro.

Selia blu thekson se pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin dhe duan shkatërrimin e PD.

“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata  të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratë.

g.v/

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kosova regjistron 770 raste të reja me Covid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

Ohër, pushteti vendor dëshiron të legalizoj objektet e ndërtuara pa leje

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë