Për 4 vjet në Komunën e Gjilanit, janë realizuar projekte në vlerë prej 130 milionë eurosh

January 9, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar kanë qëndruar Gjilan, ku kanë treguar për arritjet e realizuara gjatë këtyre katër viteve, me moton “Nga zotimet te progresi”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregoi se bashkë me kryeministrin Albin Kurtin vizituan fabrikën prodhuese Jaffa Plus, ku panë nga afër punën e palodhshme të 120 punëtorëve të kësaj fabrike.

“Jaffa Plus, është një model i qartë i suksesit që i jep shtysë ekonomisë lokale dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregon se nga aty vazhduan në Shkollën e Muzikës në Gjilan, ku në praninë e qindra qytetarëve gjilanas, kryeministri së bashku me ministrat, ndanë arritjet dhe përpjekjet e realizuara gjatë këtyre katër viteve, me moton “Nga zotimet te progresi”.

Në këtë tubim u prezantuan edhe shumë prej arritjeve të Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ku gjatë 4 viteve të fundit janë realizuar dhe financuar projekte të ndryshme me një vlerë totale prej 130 milionë eurosh.

Nga ana tjetër qytetarët shprehën vlerësimet e tyre për punët e kryera dhe zotimet e realizuara, si dhe entuziazmin e lartë për projektet e reja që na presin në 4 vitet e ardhshme.

“Jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përkrahjen e komunës sonë dhe projekteve tona”, tha kryetari Alban Hyseni.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trump trazon botën: ja plani i tij i ndryshimit të kufijve

Story i radhës

Lënë pas tersin! 2025 sjell begati dhe fat për 4 shenja të horoskopit, renditja sipas astrologëve

Të fundit nga

ShkoLartë