Katër persona kanë përfunduar në paraburgim pasi dyshohen për kryerjen e veprën penale “tregti me fëmijë”, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë janë janë parashtruar kaëëixime penalde ndaj dy personave nga Shkupi, dhe dy shtetasve tjerë nga Serbia.
“Me datë 07.09.2022 është dorëzuar kallëzim penal kundër S.Sh.(25) nga Shkupi, F.A.(46) dhe M.B.(51) të dy nga Serbia dhe B.A. (49) nga Shkupi. I raportuari i parë, S.Sh., vëllai i vajzës, për të përfituar dobi materiale të kundërligjshme prej 3.000 euro, ka ndërmarrë veprime për lidhjen e martesës së detyruar të fëmijës me një person nga Serbia, prindërit e të cilit janë e raportuara e dytë F.A. dhe i raportuari i tretë M.B., të cilët kanë bërë marrëveshje dhe kanë dhënë para për lidhjen e martesës së detyruar. I raportuari i katërt B.A., kishte rolin e ndërmjetësit në mes të S.Sh., F.A. dhe M.B. për një shumë prej 200 eurove. Personat janë privuar nga liria, ndërsa gjyqtari u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.