​Për 24 orë në Kosovë u ngritën 105 aktakuza

1 minut lexim

​Për 24 orë në Kosovë u ngritën 105 aktakuza.

Në raportin 24 orësh të prokurorisë thuhet se janë ngritur njëqindepesë aktakuza kundër njëqindenjëzetetetë personave, për vepra të ndryshme penale në Kosovë.

‘Prishtinë, 29 korrik 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindenjëzetetetë (128) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale’, thuhet në njoftimin e prokurorisë së shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bllokohen 3 automjete në portin e Durrësit/ Ishin të vjedhura në Francë, Itali dhe Britani. Pranga 53-vjeçarit

Story i radhës

Verstappen: Në Hungari më e vështirë se në Francë

Të fundit nga