per 24 ore gati 10 mije udhetare kane hyre ne vend permes pikes kufitare tabanoc 6a5e2ced1cb47

Për 24 orë, gati 10 mijë udhëtarë kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare “Tabanoc”

July 20, 2026
1 minut lexim
tabanoc1 800x532 1

Sezoni veror dhe pushimet vjetore kanë rritur dukshëm frekuencën në të gjitha pikat kufitare të mëdha të vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë 24 orëve të fundit përmes pikës kufitare Tabanoc në Maqedoni kanë hyrë 9.958 shtetas maqedonas, çka tregon për kthimin e shtuar të diasporës dhe qytetarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Në të njëjtën periudhë, përmes Tabanocit kanë hyrë edhe 17.448 shtetas të huaj, ndërsa në dalje janë regjistruar 14.872 të huaj dhe 3.174 shtetas maqedonas.

Intensitet i shtuar i qarkullimit është vërejtur edhe në pikën kufitare Bogorodica, ku nga dje deri sot në mesditë nga vendi kanë dalë 6.100 shtetas maqedonas, ndërsa kanë hyrë 2.022. Në të njëjtën periudhë, vendin e kanë lënë 15.871 të huaj, ndërsa kanë hyrë 7.878.

Ndërkohë, në pikën kufitare Dojran që nga orët e hershme të mëngjesit janë formuar kolona automjetesh drejt Greqisë. Auto‑Moto Lidhja e Maqedonisë informon se koha e pritjes për dalje nga vendi ka arritur rreth 30 minuta, ndërsa në anën greke vonesat kanë qenë më të gjata.

Nga pika kufitare Dojran theksojnë se fluksi më i madh tradicionalisht ndodh gjatë fundjavave dhe ditëve kur ka ndërrime të aranzhmaneve turistike, veçanërisht në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

MPB njofton se të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike janë vënë në funksion për të mundësuar qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve, në përputhje me kontrollet kufitare të detyrueshme.

Sipas informacioneve të AMSM, përveç Dojranit dhe Tabanocit, në pikat e tjera kufitare aktualisht nuk ka vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

miteva nuk do te kete selektivitet do te sanksionohet secili nese konstatohet pergjegjesi per rastin me ujin ne gostivar 6a5e2ba36c402
Lajmi i mëparshëm

Miteva: Nuk do të ketë selektivitet, do të sanksionohet secili nëse konstatohet përgjegjësi për rastin me ujin në Gostivar

gurakuc kuci zberthen deklaraten e paunoviqit ja pse eshte pjese e politikes shteterore serbe 6a5e4378b589c
Lajmi i radhës

Gurakuç Kuçi ‘zbërthen’ deklaratën e Paunoviqit: Ja pse është pjesë e politikës shtetërore serbe

Të fundit nga

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve
ShkoLartë