miteva nuk do te kete selektivitet do te sanksionohet secili nese konstatohet pergjegjesi per rastin me ujin ne gostivar 6a5e2ba36c402

Miteva: Nuk do të ketë selektivitet, do të sanksionohet secili nëse konstatohet përgjegjësi për rastin me ujin në Gostivar

July 20, 2026
min lexim

Dua të informoj opinionin se Qeveria, që nga momenti i parë kur u morën informacionet për gjendjen e furnizimit me ujë në Gostivar, reagoi shpejt, në mënyrë të koordinuar dhe institucionale, me prioritet të vetëm mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit të sigurt me ujë.

Menjëherë u aktivizuan të gjitha institucionet kompetente, u vendos koordinim i vazhdueshëm midis Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit për Shëndet Publik, Qendrës për Shëndet Publik, Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, si dhe institucioneve të tjera që kanë kompetenca në këtë proces.

Paralelisht me ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e popullsisë, Qeveria vendosi të sigurojë 50.000 litra ujë për qytetarët e Gostivarit, me qëllim që në asnjë moment të mos vihet në dyshim furnizimi dhe nevoja e qytetarëve, sikurse dje ashtu edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë me këtë ndihmë.

Në situata të tilla, më e rëndësishmja është që institucionet të veprojnë shpejt, në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale. Pikërisht këtë edhe po e bëjmë, megjithëse shumë nga kompetencat janë nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale. Por, po aq e rëndësishme është edhe të përcaktohen shkaqet për gjendjen e krijuar.

Prandaj, institucionet kompetente janë në terren, po zbatohen kontrolle inspektuese, po merren mostra, po kryhen analiza laboratorike dhe po mblidhet i gjithë dokumentacioni.

Presim zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave që çuan në këtë gjendje. Çdo lloj përgjegjësie që do të vërtetohet, institucionale, zyrtare apo individuale, ajo do të sanksionohet në mënyrë adekuate.

Nuk do të ketë selektivitet, as kompromis kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve.

Në këtë fazë, më e rëndësishmja është që opinioni të ketë informacione të sakta, të verifikuara dhe në kohë, pa spekulime.

Për këtë qëllim, sot me ne janë ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik Marija Andonovska dhe drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta Ivica Tomovski, të cilët do të japin informacione më të detajuara rreth informacioneve që disponojnë institucionet qeveritare që nga fillimi e deri më sot.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur te beri zemra bamm klodi zbulon momentin e sakte kur nisi gjithcka me elijonen 6a5e28fc10676
Lajmi i mëparshëm

“Kur të bëri zemra Bamm…” – Klodi zbulon momentin e saktë kur nisi gjithçka me Elijonën!

per 24 ore gati 10 mije udhetare kane hyre ne vend permes pikes kufitare tabanoc 6a5e2ced1cb47
Lajmi i radhës

Për 24 orë, gati 10 mijë udhëtarë kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare “Tabanoc”

Të fundit nga

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve
ShkoLartë