Për 24 orë, 38 aktakuza kundër 47 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për kryerjen e veprës penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë  (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra penale të ndryshme.Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4)  aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Rama promovon bregdetin e Velipojës

Story i radhës

MPB: Shqiptohen 213 masa në Shkup, 111 për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga