“Për 10 min mendova se ishte montazh”, Çollaku: Një gjest fëminor për të shpëlarë atë që i bëri Kosovës në Strasburg

October 14, 2022
min lexim

Ende pa ikur jehona e fjalimit të tij në Asamblenë e KiE, kryeministri Edi Rama mori vëmendjen dhe shkaktoi reagime me një tjetër sjellje të tij ndaj Albin Kurtit në Kongresin e Socialistëve dhe Demokratëve Europianë në Berlin.

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i ftuar në Rtv Ora thotë se kontakti i parë me atë pamje e bëri të mendojë se është montazh.

Image

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku

Çollaku: E kam parë dhe të betohem për 10 minuta kam menduar se është ndonjë sajesë, montazh. Si besoja kurrë këto skena. Por skena ishte e vërtetë. Duket që Albin Kurti është skuqur, është turpëruar. Ishte një koment i bukur, pleqëria si fëmijëria. Ky është gjest fëminor.

E ka një përpjekje të Ramës për të shpëlarë atë që i bëri Kosovës në Strasburg, atë problematikë shumë të madhe që i krijoi Kosovës në mënyrë totalisht  idioteske, të papjekur, aventureske.

Një aventurë diplomatike e panevojshme që rrezikon ti krijojë kosto Kosovës në sfidën shumë të rëndësishme që ka në anëtarësimin e KiE. Faktin që ka vënë dikë ta filmojë tregon se do ti tregojë publikut se Albinin e ka shok, e merr dhe përkrah, në fakt punon ditë dhe natë t’ja bëjë malore rrugën Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës.

Përveçse kritik me Ramën ai është dhe me Albin Kurtin.

Çollaku: Në rast se ka një kritikë që realisht e meriton Albin Kurti është që stafi i tij i Sigurisë është totalisht në kapacitete mosekzistuese.

Duke mbetur në Strasburg, Çollaku thotë se fjalimi i Ramës ishte në vendin e gabuar.

Çollaku: Edhe fjala në Strasburg më ka rrënqethur kur e dëgjova.Një fjalë e shkruar mirë por në vendin e gabuar dhe mënyrën e gabuar. Do vlente ta lexoje në një auditor universitar. Mund ta dëmtojë Kosovën. Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në KiE, ajo bëhet me votë shumice brenda Asamblesë  nga ata njerëz me të cilët u zu dhe sha. Bojkoti nuk mund të justifikohet.

Ajo çfarë kryeministri shqiptar bëri më së miri në Asamble sipas tij është se u tregua një mik besnik i Hashim Thaçit.

Çollaku komentoi edhe akuzat e rënda të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili e akuzoi kryeministrin Rama  si pjesë të një rrjeti ballkanik kriminal.

Çollaku: Unë e njoh Haki Abazin, është dhe kryetar i komisionit të jashtëm në parlamentin e Kosovës. Nuk thotë gjëra të papërgjegjshme. Është një deklaratë që duhet marrë shumë seriozisht. Një format si zoti Abazi nuk i lëshon pa prova dhe verifikimin përkatës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hill: Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë një propozim franko gjerman për marrëveshje

Story i radhës

“Ajo refuzon t’i përgjigjet telefonatave të tij”/ Kim Kardashian e lodhur nga situata me Kanye West, ja çfarë thonë burimet pranë ish-çiftit

Të fundit nga

Видеолотарија дел од глобалната кампања за зголемување на јавната свест за ризикот од вклучување на младите под 18 години во игрите на среќа

Видеолотарија Касинос Австрија како членка на Европската и Светската Асоцијација на лотарии,  и годинава безрезервно ја поддржа кампањата за одговорно дарување. Со оваа кампања и ние како одговорна компанија за приредување електронски
ShkoLartë