Pep Guardiola: Nuk e kam shpikur futbollin

April 4, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp ka folur për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Guardiola këmbënguli se ai nuk donte të kishte një debat se cili stil i futbollit është më i mirë dhe ai kishte lëvdata për lojtarët e Diego Simeones.

“Nuk do të flas asnjë sekondë për këto debate marrëzi”, tha Guardiola, shkruan Marca.

“Të gjithë përpiqen të fitojnë ndeshjet, nëse fitojnë do të kenë të drejtë, nëse fitojmë ne kemi të drejtë”.

“Ka shumë stile në këtë lojë, kryesisht në bazë të cilësisë së lojtarëve. Ky ekip është kampion i Spanjës”, shtoi ai.

“Ekziston një keqkuptim për mënyrën se si luan Simeone. Është më fyese sesa besojnë njerëzit”.

Ai tutje theksoi se nuk e ka shpikur futbollin.

“Unë nuk e kam shpikur futbollin dhe nuk kam shënuar asnjëherë gol apo penallti si trajner”, tha ai.

“Do të doja të isha kaq i rëndësishëm. Atë që kemi bërë në Barcelonë dhe Bayern dhe këtu, Johan Cruyff dhe Carles Rexach e bënë gjithashtu te Barcelona”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do përjashtohet Hungaria nga BE dhe NATO pas fjalimit të Viktor Orban pas fitores në zgjedhje?

Story i radhës

Përplasja me armë zjarri në Lezhë, lihet në burg kreu i njësisë administrative dhe 41-vjeçari

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë