Pentagoni pretendon se themeluesi i grupit Wagner është “vrarë”

August 25, 2023
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka pretenduar se themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën në avionin që u rrëzua në Tver, është “vrarë”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të The Hill, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder, ka folur lidhur me vdekjen e Prigozhinit.

Duke theksuar se SHBA-ja mendon se Prigozhin është vrarë, Ryder tha se, “Vlerësimi ynë i parë, i cili bazohet në faktorë të ndryshëm, është në drejtimin se ai ndoshta është vrarë”.

“Nuk ka asnjë informacion që të konfirmojë pretendimet se ndaj avionit privat që u rrëzua është lëshuar një raketë tokë-ajër”, tha Ryder, duke shmangur komentin nëse ka shpërthyer apo jo ndonjë bombë brenda avionit.

Ngjarja

Ministria ruse e Emergjencave njoftoi se dhjetë persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni privat në rajonin Tver të Rusisë.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) informoi se në mesin personave që humbën jetën në avionin e rrëzuar ndodhej edhe themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në disa kanale në Telegram të afërta me grupin Wagner u pretendua se avioni u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes së ushtrisë ruse.

Prigozhin bashkë me luftëtarët e tij mercenarë më 24 qershor nisi një rebelim të armatosur kundër qeverisë ruse. Rebelimi përfundoi me ndërmjetësimin e presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar: Vdekja e Prigozhin lë vakum lidershipi, efekt destabilizues

Story i radhës

Vrasja në Larushk, kontrolle për Gentjan Bejtjan, ja ku dyshohet se fshihet shënjestra e atentatit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë