pensionohet zedhenesi i policise per rajonin e prizrenit vesel gashi 6802966a2b330

Pensionohet zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

April 18, 2025
1 minut lexim

Është pensionuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Rreshter Vesel Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, ku me rastin e pensionimit është mbajtur edhe një ceremoni.

“Rreshter Gashi ka dhënë një kontribut të çmuar për shumë vite në shërbim të sigurisë publike, fillimisht si pjesëtar i rregullt i Policisë dhe më pas si Rreshter dhe për një kohë të gjatë si Zëdhënës Rajonal për rajonin  e Prizrenit, duke qenë një urë e rëndësishme komunikimi ndërmjet Policisë dhe publikut”, tha policia.

Policia e ka falënderuar Gashin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë karrierës së tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gjermania hap rrugen per deportimin e emigranteve drejt greqise 680295b913cd9
Story i mëparshëm

Gjermania hap rrugën për deportimin e emigrantëve drejt Greqisë

nga krevati ne dush alba dhe limi nuk permbahen 6802975ec628b
Story i radhës

Nga krevati në dush/ Alba dhe Limi nuk përmbahen…

Të fundit nga

ShkoLartë