Pensionohet në moshën 27-vjeçare lojtari që i shënoi Unitedit

Futbollisti Ken Bryan është pensionuar në moshën 27-vjeçare pas problemeve të shumta me lëndime.

Bryani njihet më së shumti për njërin prej golave në fitoren e befasishme të Sheffield Unitedit ndaj Manchester Unitedit në Premier Ligë, në stinorin 2020.

Mbrojtësi i cili së fundmi luajti për West Bromwich Albionin, numëronte 13 paraqitje në Premier Ligë.

Ai kishte qenë pjesë e akademisë së Manchester Cityt, duke kaluar më pas kohë në klube si Bury, Oldham e Bolton.

Bryani zbuloi që kishte marrë rekomandimin të mos luajë më për shkak të një problem të rëndë në gju.

“Pas dy vjetësh beteje me lëndimin në gju, fatkeqësisht pas këshillës mjekësore ka ardhur koha që t’i them lamtumirë lojës së futbollit”, ka shkruar Bryan në Instagram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kreu i AMSHA: ”Jo” ndryshimit të Kushtetutës – PO për BE-në!

Story i radhës

“Ja si do vijojë aksioni ynë opozitar”/Spaho: Do thërrasim protesta, do të hyjmë edhe në grevë urie

Të fundit nga