Pensionohet kryeredaktori i Radio Shkupit Haki Mustafa

min lexim
Pas rreth 30 vitesh përvojë pune , pensionohet kryeredaktori Radio Shkupit, Haki Mustafa.Karrierën e tij në median publike e filloi në vitet e 90-ta si bashkëpuntorë i muzikës, duke dhënë një kontrubut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e muzikës së mirëfilltë shqiptare.
Në krye të Radio Shkupit, në postin e kryredaktorit Haki Mustafa u emërua në vitin 2002 ,të ciën e drejtoi plot 20 vite duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe ngritjen e Radio Shkupit.
Me rastin e pensionimit të kryredaktorit, Haki Mustafa si dhe 3 kolegëve të tjerë, gazetarit Besnik Mehmeti dhe kolegeve Sanie Veseli dhe Makfire Muça, stafi i programit organizoi një ceremoni rasti. Sfidë për kohën e sotme është digjitalizimi i radios dhe fillimi me program 24 orë në gjuhën shqipe, gjë që Mustafa shpreson se do të ndodhë së shpejti.
“Jam i privilegjuar që kam qenë gati 20 vite në krye te programit në gjuhen shqipe radio Shkupit por gati 30 vite jam në këtë institucion. Radio Shkupi gjatë këtyre viteve te fundit ka pas një përmirësim jashtëzakonisht të mire kshtu që ligji për 24 orë shpresojmë që së shpejti do të mundëson që të kalojmë edhe 24 orë por sidomos duhet edhe freski në radhët e programit me gazetarë dhe oparatorë teknik te rinjë”, u shpreh kryeredaktori i Radio Shkupit Haki Mustafa.
Për periudhën e tyre të punës në Radio Shkupi folën edhe kolegët tjerë.
“Eshte kënaqësi e veçantë përshkak se një pjesë e madhe e jetës i kalon me njerëz, të cilët ndoshta nuk i ke familje, mirëpo jeta me ta aq vite që kemi qenë bashkë të bëhen si familje”, theksoi gazetari Besnik Mehmeti.
Dejtoresha e radios së RMV Ajten Vllasaku Mehmeti, theksoi se bashkëpunimi me ta ka qenë i mire dhe se këta persona do t’i mungojnë radios.
“Sot nga stafi i Radio Shkupit pensionohen katër kolegë tanë të nderuar, të cilët dhanë një kontribut shumë të madh në sajimin e programit në gjuhën shqipe pra Radios së Maqedonisë ,Radio Shkupit dhe çdo ikje e kolegëve tanë krijon një boshllëk në programin tone, i cili shumë vështirë do të mund të mbulohet .Kështu siç lan gjurmë edhe ata të tjerët, që u larguan para tyre dhe ne, të cilët do shkojmë vitet e ardhme”, u shpreh dejtoresha e Radios së RMV ,Ajten Vllasaku Mehmeti.
Të punësuarit e Radio Shkupit me fjalë miradie për Haki Mustafën dhe koleget e tyre që dolën në pension. Do t’i kujtojnë si njerëz dinamik dhe punëtorë, ndërsa shprehën faleminderime për gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e pareshtur të dhënë përgjatë viteve.
“Radio Shkupi”, tanimë 76 vite me radhë emeton fjalën dhe këngën shqipe në eterin e Maqedonisë. Duke qenë medium i parë në gjuhën shqipe në vend, “Radio Shkupi”, me emisionet dhe programin e larmishëm, gjithmonë ka qenë në shërbim të informimit, por edhe të vënies në pah të të gjitha aktiviteteve kulturore, arsimore, sportive, sociale, ekonomike dhe politike, brenda dhe jashtë vendit, e sidomos gjithë asaj që është me interes për shqiptarët. Ndër vite, në Radio Shkup kanë parakaluar një numër i madh intelektualësh, të cilët me punën e tyre kanë ndikuar në zhvillimin dhe ngritjen e kësaj medie.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Të vulosim njëherë e përgjithmonë fatin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian!

Story i radhës

​Nagavci-Fuchs dakordohen për zgjerimin e bashkëpunimit në arsim Kosovë-Kroaci

Të fundit nga