Pensionohet drejtoresha e Zyrës së Punësimit në Shtime Selvishahe Bajrami

May 13, 2025
1 minut lexim

Në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e Zyrës së Punësimit në Shtime, u shënua pensionimi i drejtoreshës Selvishahe Bajrami, e cila për vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve.

Në këtë rast, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bashkë me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Zyrës së Punësimit.

Kryetari Aliu e uroi znj. Bajrami për pensionimin dhe falënderoi përkushtimin e saj ndër vite, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në administratë.

“Zonja Bajrami ka qenë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit. Me punën e saj të palodhshme ka lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin që e ka udhëhequr. Pensionimi i saj është një humbje për institucionin, por një fitore për kujtimet dhe trashëgiminë që ajo lë pas”, tha kryetari Aliu.

Nga ana tjetër, kolegët e saj e uruan me fjalë të ngrohta, duke vlerësuar veçanërisht këshillat, qasjen e kujdesshme dhe punën e saj të zellshme, të cilat, siç u tha në ceremoni, do të mungojnë shumë edhe në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

40 vjeçari në Këln kafshon veshin e polices, i rezistonte arrestimit

Story i radhës

Kaderi sjell poza joshëse në bikini

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë