Pensionistja nga Durrësi: Rinia është shumë e lumtur, e gëzume

1 minut lexim

Në një koncert të organizuar nga bashkia e Durrësit, një qytetare nuk i ka kursyer lavdet për kryeministrin Edi Rama. Ajo thotë se ai është më i miri në botë së bashku me qeverinë.

Ndër të tjera pensionistja thotë se populli “është” se i “jep ai drejtim”. Ajo shton se rinia është shumë e lumtur dhe e gëzuar dhe se punë ka të duash.

Ndër të tjera ajo thotë se puna s’ka tangërllik dhe kushdo që do të fitojë bukën e gojës, të shkojë të punojë.

“Kryeministri që kemi ne është më i miri në botë. E gjithë qeveria. Tani të dal edhe te politika. Se i jep drejtim ai, që jemi ne. Për rininë duhet të bëhet më shumë po ka sa të duash për rininë. Rinia është shumë e lumtur, e gzume. Punë ka sa të duash zemër. Puna s’ka tangërllik. Do me hongër bukë, shko puno!”-shprehet gruaja për kamerat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Antonio Guterres i OKB: Duhet moral edhe për të shitur naftë dhe gaz

Story i radhës

Thaçi: Tetovarët mos të votojnë ata që bëjnë koalicione me VMRO dhe LEVICË-n (VIDEO)

Të fundit nga