Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

October 7, 2024
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informun për rritjen e pensioneve për 20 %.

Mirëpo me këtë rritje nuk po pajtohen vetë pensionistët, madje ata kanë paralajmëruar protesta.

Kryetari i Shoqatës së Pensionisteve të Kosovës, Njazi Gashi, ka thënë se me këtë rritjen një person që ka pensionin bazë 100 euro i ka 40 bukë më shumë në muaj.

“Nëse e konvertojmë rritjen në bukë,a atëherë del se pensionistëve bazik që e kanë pensionin 100 euro i kanë 40 bukë ma shumë për një muaj, kurse shpenzimet tjera për barna, rrymë etj dihet që nuk shansa me i mbulu. Vendim i njëanshëm. Pensionistët janë të indinjuar të mllefosur për këtë vendim, dhe normalisht që bënin presion që ne të shprehim pakënaqësi në mënyrë demonstrative para Qeverisë dhe ne do të shikojmë për një mundësi të tillë’’ tha ai në Teve1.

Vendimi për rritjen e pensiove është kritikuar nga ana e opozitës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Porositë Xhaferi i dërgonte vetëm në maqedonisht, Gashi në dy gjuhë tek të gjithë deputetët” – tha Kasami

Story i radhës

Ukraina godet ‘qendrën ruse të naftës’ ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në ‘fazë vendimtare’

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë