pensionistet nga neser do te marrin pensione me te larta per 2 500 denare 67ea5418886b6

Pensionistët nga nesër do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë

March 31, 2025
1 minut lexim

Shkup, 31 mars – Pensionistët do të marrin rritje prej 2500 denarë me pensionin e marsit. Do të paguhet në fund të marsit ose në fillim të prillit. Me këtë rritje, rritja totale lineare arrin në 5.000 denarë, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, duke zvogëluar dallimin mes qytetarëve më të varfër dhe më të pasur.

Mickoski njoftoi se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar rritje të moshës për pensionim. Por, Qeveria e kundërshtoi këtë kërkesë, duke lejuar punë deri në moshën 67 vjeçare vetëm për ata që dëshirojnë.

Gjithashtu, FMN-ja këmbënguli në rritjen e TVSH-së dhe vendosjen e një takse variabël, por Qeveria e hodhi poshtë me vendosmëri këtë, duke theksuar se do t’i përmbahej taksës së sheshtë.

Qeveria ka siguruar një kredi prej 250 milionë eurosh me interes 1.95 për qind, me qëllim mbështetjen e kompanive. Sipas Mickoskit, ka interes për financim prej 500 milionë eurosh, me çka mund të hapen 10.000 vende të reja pune.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sindikata e policise ne rmv ne prill duhet te kete rritje te pagave te policise 67ea53e270729
Story i mëparshëm

Sindikata e Policisë në RMV: Në prill duhet të ketë rritje të pagave të policisë

kanosi nje shtetas per dhenien e pasurise procedohet 21 vjecari ne tirane 67ea59829a520
Story i radhës

Kanosi një shtetas për dhënien e pasurisë, procedohet 21-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga

​Rusia nuk është në listë e Trump

Edhe pse president i SHBA-së Donald Trump ka shpallur tarifa reciproke për një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Britaninë e Madhe, Australinë, Bashkimin Evropian, Rusia nuk figuron në asnjë pjesë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë