“Pensionistët do mund të marrin mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë”, shpërthen Teliti: Vendimi-lëmoshë i qeverisë

September 20, 2024
min lexim

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti gjatë një deklarate për media, ka hedhur poshtë propagandën e qeverisë me indeksimin e pensioneve.

Teliti shprehet se, pensionistët në Shqipëri do të marrin vetëm 25 lek shtesë në ditë, një tallje me këtë shtresë popullsisë.

Deklarata e këshillit të Çështjeve ekonomike  në PD, Dorian Teliti:

Të nderuar qytetarë!

11 vitet e fundit shënojnë një kapitull të errët për ekonominë dhe mirëqenien e shumicës së shqiptarëve.

Disa ditë më parë qeveria deklaroi indeksimin e pensioneve me 4.1%, të pothuajse 800 mijë pensionistëve. Dua të theksoj: indeksim sipas normës së inflacionit të llogaritur nga zyra qeveritare e Instat-it, dhe jo rritje reale të tyre. Pensionistet do mund të marrin kështu mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë.

Ky është vendimi-lëmoshë i qeverisë.

Çdo të thotë kjo? Si ndikon ky vendim në jetën dhe shportën e pensionistëve?

Asgjë. Asnjë ndryshim. Përkundrazi.

Ndonëse qeveria pretendon se çmimet janë rritur me 4.1% dhe ndaj po bën indeksimin me po këtë normë, të gjithë e dimë mirë, pasi të gjithë jemi konsumatorë, se çmimet reale, sidomos të ushqimeve, janë rritur shumë më tepër.

Të braktisur dhe të varfër, në pamundësi për të siguruar ngrohjen e nevojshme në muajt e ftohtë të vitit, në pamundësi për të blerë ilaçet e domosdoshme aq të nevojshme për moshën e tretë, pensionistet, marrin edhe njëherë përçmimin qeveritar. 

Qeveria kishte dy rrugë: të rriste realisht pensionet për ju te dashur pensionistë, ose të rriste me 50 milionë euro shpenzimet operative, të destinuara në pjesën më të madhe për luksin qeveritar. Edi Rama dhe qeveria e tij zgjodhën këtë të fundit, zgjodhën luksin përpara nevojës tuaj për një jetesë normale dinjitoze.

Qeveria duhej të zgjidhte, ose të rriste realisht pensionet tuaja, ose të hapte rrugën për qindra milionë euro tenderime korruptive elektorale. Sic mund ta imagjinoni, qeveria edhe kësaj here zgjodhi miqtë dhe shokët bashkëfitues të miliarda eurove tendera.

Të dashur qytetarë, të dashur pensionistë.

Varfëria e instaluar në Shqipëri nuk luftohet as me llafe, as me propagandë e as me vendime gjysmake.

Beteja me varfërinë nuk fitohet me gjoja indeksime. Ka vetem një zgjidhje dhe kjo është miratimi, një orë e më parë, i propozimit të Partisë Demokratike për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri.  

As ne dhe as ju nuk besojmë në një reflektim pozitiv të mazhorancës, dhe kjo duhet të na ndërgjegjësojë e të na bashkojë në betejën e përbashkët: krijimin e kushteve për qeveri teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme.

Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje!

Ju faleminderit!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjoshi i PDK-së: Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit

Story i radhës

Të dielen në Podujevë, mbyllen disa rrugë për qarkullim të automjeteve

Të fundit nga

ShkoLartë