pensioni minimal 200 euro ai mesatar 400 euro rama zbulon skemen dhe piketat per pensionistet 68075a866243a

“Pensioni minimal 200 euro, ai mesatar 400 euro”, Rama zbulon skemën dhe piketat për pensionistët

April 22, 2025
min lexim

Kreu i Partisë Socialiste këtë paradite ka ndaluar në Gjirokastër, në një takim me pensionistët e qytetit.

Rama ka bërë një pasqyrë të situatës së pensioneve, siç tha ai “ku jemi dhe çfarë duam të bëjmë”.

Bashkë me zëvendës ministren e ekonomisë dhe me drejtorin e institutin e sigurimeve shoqërore, ata bënë një paraqitje të përgjithshme të situatës së pensioneve.

Rama tha se problemi i pensioneve ka nisur nga ata që sot janë në opozitë, të cilët vendosën një tavan për pensionet.

“Kemi pensionistët që kanë dalë para dhe pas reformës sonë. Siç e patë këtu kishim rastin e parë me pension të paplotë për shkak të një numri vitesh në sigurime të ndërprerë nga emigracioni, dhe me indeksimet që janë bërë sot ai merr pension 170 euro, kishim rastin e zyshë Zanës që ka sigurime të plota, por ka dalë para reformës dhe çfarë ndodhte para reformës, se kjo është katastrofa në bazën e kësaj historie që e kanë bërë ata që sot u qajnë hallin. Para reformës ndodhën dy gjëra të rënda, e para u shkatërrua baza prodhuese e vendit dhe 40 vjeç u quajtën pensionistë, dhe u caktua një tavan 240 mijë lekë të vjetra që t’i nuk e kaloje dot. Pensioni u kthye në asistencë. Dhe çfarë ndodhi?

Si dikush që nuk kishte kontribute si zysha, tavani ishte aq, dhe zysha ka dalë me tavanin 240 mijë lekë. Ne hoqëm tavanin dhe vendosëm bazën kontributeve. Ndaj zysha tjetër në raport me kontribute edhe pse kanë të njëjtat vite, ka pension me të madh, 380 euro”, tha ai.

Më tej Rama sqaroi dhe objektivat e PS që kanë në lidhje me pensionet, ku sipas tij objektiv është që pensioni minimal të jetë 200 euro, dhe mesatari i atyre që janë me kontribute, të jetë 400 euro.

“Këto ishin dy politikat e ndryshme mes pensioneve tona dhe të atyre. Ky është kulmoi, një Tritan Tritan vjen këtu vërdallë…

Cili është problemi që zotëria i parë ka dhe pavarësisht ankesave ne nuk e adresojmë dot? Duke qenë në Greqi nuk ka kontribuar dot për pensionin e tij, dhe ka shumë njerëz që pasi kthehen nga Greqia nuk del një pension… sepse nuk kanë kontribute. Një histori më e rëndë akoma kanë pensionet e fshatit.

Ne kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë ligjore, detyruese, madje i kemi bërë dhe dy herë në, përtej indeksimeve kemi vendosur që duke qenë që tani kemi të ardhura që tejkalojnë parashikimet, kemi vendosur që ta ndajmë për pensionistët një bonus fundviti dhe një pranvere.

Nga dhjetori në shkurt të këtij viti, ne kemi ndarë 165 milionë euro vetëm për pensionistët dhe do vazhdojmë ta bëjmë bazuar në rritjen ekonomike.

Kemi përcaktuar edhe dy piketa, edhe rritja e kontributeve ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme, kemi shtuar rreth 300 mijë kontributorë të tjerë, që të arrijmë që të kemi një pension minimal 200 euro, pra pavarësisht që ke nuk ke, minimale t’i jetë 200 euro dhe për të siguruarit të kemi një pension mesatar 400 euro. Këto janë dy objektivat”, deklaroi Rama para pensionistëve, duke kërkuar që t’i besojnë edhe një tjetër mandat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vonesa e pagave sindikata e punonjesve te kultures sot me protesta 6807551e87a6e
Story i mëparshëm

Vonesa e pagave, Sindikata e punonjësve të kulturës sot me protesta

rikthehet ne operim njesia a 4 e termocentralit kosova a 680763e330241
Story i radhës

Rikthehet në operim njësia A-4, e Termocentralit “Kosova A”

Të fundit nga

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane. Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit (4:3 pas vazhdimeve) kualifikimin në finalen e Champions-it! Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë elIminuar Barcelonën me
ShkoLartë