Pensionet më të larta për 6,8 për qind, pagesa fillon prej 29 shtator

min lexim

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Informatën e rregullt për pagesë të pensioneve për muajin rrjedhës, me ç’rast e detyrojmë Fondin e sigurimit pensional invalidor t’i parashtrojë të dhënat për pensionet drejt bankave afariste më së voni deri më 28.09.2022.

Siç informoi Shërbimi qeveritar për shtyp, rekomandohen bankat afariste të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e shtatorit përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej 29.09.2022.

“Marrja e pensioneve përmes filialeve edhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve dhe atë për pensione me vlerë deri 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 29.09.2022 (e enjte); për pensione me vlerë 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.09.2022 (e premte); për pensione me vlerë 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 03.10.2022 (e hënë) dhe për pensione mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 04.10.2022 (e martë)”, shtohet në kumtesë.

Nga Qeveria informuan se me pensionin e shtatorit, pensionistët në fund të muajit do të marrin pensione më të larta për 6,8 për qind, në pajtim me metodologjinë e miratuar në mars të këtij viti.

Marketing

Story i mëparshëm

NBA gati të shfuqizojë rregullin e “një viti”

Story i radhës

Çfarë ndodhi? Macron kërkon telefonatë urgjente me Putinin

Të fundit nga