pensionet drejtori i institutit te sigurimeve shoqerore zbulon detajet ja kush perfiton 66e7b8a1f0bdb

Pensionet/ Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zbulon detajet: Ja kush përfiton

September 16, 2024
1 minut lexim

Nga muaji tetor qeveria ka premtuar se do të indeksojë pensionet, një detyrim ky ligjor që zbatohet çdo vit. Por sa do të jetë norma e indeksimit? Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, në një intervistë për një emision televiziv deklaroi normën zyrtare.

“Nga të dhënat që na vijnë nga INSTAT ka rezultuar se inflacioni i popullatës është në nivelin e 2.9%. Ndërsa inflacioni i pensionistëve, i cili ka një përllogaritje tjetër pasi shporta e shpenzimeve të të moshuarave është e ndryshme nga ajo e qytetarëve të tjerë, ka rezultuar në masën 4.1%. Kjo normë inflacioni do t’i dërgohet qeverisë për miratim. Përfitues të indeksimit pritet të jenë mbi 721 mijë përfitues në rang vendi. Shifra parashikohet të jete më e lartë, pasi do të përfshihen edhe kategori të tjera të shoqërisë që janë pjesë indeksimit“, – tha Hado.

Viti 2023, u mbyll me 705 mijë pensionistë. Por të dhënat më të fundit për vitin 2024 tregojnë se numri ka arritur  në 720 mijë.

“Ne kemi një rritje neto çdo vit me rreth 18 mijë pensionistë, që i shtohen skemës së pensioneve. Ne presim që ky vit të mbyllet me afro 721 mijë pensionistë pleqërie, invaliditeti dhe ato që quhen pensione familjare. Por indeksim përfitojnë edhe disa kategori të tjera. Në total numri i përfitimeve arrin në 791 mijë“, – sqaroi Hado .

Këtë vit indeksimi nis në muajin tetor, por sipas kreut të ISSH-së qeveria po mendon që për vitin e ardhshëm ky proces të ndodhë në mes të vitit. Ndërkohë qeveria ka premtuar se edhe bonusi i fundvitit do të jetë edhe më i madh se 5 mijë lekë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zgjedhjet e reja parlamentare kurti do me shume vota se ne 2021 ten ky eshte mesazhi i tij 66e7b6139a1e4
Story i mëparshëm

Zgjedhjet e reja parlamentare, Kurti do më shumë vota se në 2021-tën – ky është mesazhi i tij

trump i siguruar derisa fbi heton atentatin e mundshem 66e7bd5258fdd
Story i radhës

Trump i siguruar, derisa FBI heton atentatin e mundshëm

Të fundit nga

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

13 Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë