Pengu i pritjes

April 20, 2022
min lexim

Pranvera e këtij viti, si edhe herëve tjera e solli prillin e luleve bashkë me prillin e gjakut, atë të luftës, dhe sërish i bëri tok jetë e vdekje. E solli njëzetetrevjetorin e pritjes me plot ankth e dhimbje për një fjalë, për një gjurmë, apo edhe për një shpresë për gjetjen e Idriz Rrecajt me shokë. Parku “Idriz Rrecaj”, i cili duket më krenar prej se e mban emrin e tij, i hapi krihet për t’i pritur familjarët, miqtë e shokët e Idrizit, si dhe udhëheqësit komunalë të Skënderajt. Obelisku shtatlartë, si vetë Idrizi – dikur, që mban pllakën ku është i shkrua emri i tij, u stolis me lule. Gurtësia e tij sikur u zbut kur mbi të vunë lule nipër e mbesa, të cilët nuk e kishin par asnjëherë. Ata rritën me rrëfimet për gjyshin, sikur të ishte ai gjysh i përrallave, sikur të ishte ai gjysh i legjendave, e jo babagjyshi i vërtetë i tyre. Se, atyre u mungon përqafimi i ngrohtë i gjyshit, e vërtetoi njëra prej mbesave, e cila me sy të përlotur e përqafoi obeliskun e ftohtë. Përqafimin e përfundoi me një ofshamë, që për mua ishte një ofshamë revolte, një ofshamë pezmi për një brez apo për një epokë, fatin e të cilës e caktuan njerëzit – jonjerëz.

Tubimi përkujtimor nuk iu nënshtrua kornizës rutinore të tubimeve të tilla, folësit nuk folën shumë, ata sikur e kishin dronë se ia zbehin trimërinë, burrërinë dhe urtësin e Idrizit, të tjerët donin ta kujtonin në heshtje, ashtu si hesht enigma për vendndodhjen apo tretjen e tij. Të gjithë e dinë sa i rëndë është pengu i pritjes, familjarët shpeshherë shprehen: “Sikur t’i gjenim nga një grusht eshtra për varret e zbrazëta që presin për ta hequr makthin e boshësisë së tyre.

Idrizi dhe të rënët tjerë u nderuan me një minutë heshtje, pastaj fjalën e mori nënkryetari i Kuvendit Komunal të Skënderajt, zotëri Sami Lushtaku. Ai i përshëndeti familjarët, miqtë, shokët e Idrizit dhe kryetarin e Kuvendit Komunal Të Skënderajt, zotëri Fadil Nurën, për të vazhduar me fjalën: “Unë Idriz Rrecajn asnjëherë nuk e kam numëruar si kryetar të një partie, po si kryetar të Drenicës, se në fakt ashtu ishte.” Ai ndër të tjera tha se Idrizi ishte një udhëheqës shpirtëror i popullit tonë për një dekadë, me një respekt të paparë, që vështirë se mund ta arrijë dikush tjetër. Ishte një trim i urtë një bashkëpunëtor korrekt, ai disa herë erdhi në Shtab të UÇK- për bashkëpunim e bashkëveprim, bile disa herë me Idrizin ishin edhe profesorët , që janë këtu; Xafer Murtezaj dhe Vehbi Xani.

Në emër të bashkëpunëtorëve të Idrizit foli zotëri Fadil Geci, ku ndër të tjera përmendi tiparet dhe veprimtarinë e tij shumëdimensionale. Idrizi ishte pikëpjekje e të gjitha veprimtarive patriotike të kohës – tha ai, duke veçuar tiparin afrues e bashkëveprues me veprimtarin e ushtarin dhe me arsimtarin e fshatarin. Ai ishte i të gjithëve, ashtu si sot që kanë të gjithë mall e dhimbje për të.

Të dy folësit veç sa u ngjallën kujtime të pranishmëve. Familjarët kujtimet për të dashurin e tyre i lanin me lot malli, që mua më erdhi ndër mend miti i lashtë grek, se njerëzit kanë lind nga lotët e Dionisit. Dhe vërtet shpirti i njeriut shprehet fuqishëm vetëm përmes lotëve. Të tjerët që ishin të pranishëm në mendje i rindërtonin copëzat e kujtimeve për Idrizin. Kujtimet e të gjithëve i hijezonte pyetja enigmë, pyetja njëzetetre vjeçare: Ku është Idrizi?! Pyetje që në fillim ua bënte policia e pushtuesit serb shqiptarëve dhe pyetje, me gjasë e përhershme, që shqiptarët po ia bëjnë e do t’ia bëjnë pushtuesit serb: Ku është Idrizi?! Ku janë mijëra shokë të Idrizit?!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

20-vjeçari pasi sulmoi babanë pasi e kapi duke vjedhur shtëpinë, familjarët tregojnë si ndodhi ngjarja

Story i radhës

Drejtori i QIK-ut, kuadër i Levicës nuk e di nëse ka luftë në Ukrainë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë