Pengmarrja e të moshuarit në Tiranë/ Partnerja e një prej autorëve e bindi të takohen së bashku, ja si ra në “kurth” 68-vjeçari

April 30, 2025
1 minut lexim

Zbardhen detaje të reja për pengmarrjen e 68-vjeçarit në Tiranë – e gjithë skema ishte e planifikuar, viktima ra në kurthin e një gruaje

Hetimet për pengmarrjen dhe shantazhimin e Edvar Agalliut, 68 vjeç, kanë zbuluar një skenar të planifikuar me kujdes, ku një grua ka luajtur rolin kyç për të futur viktimën në kurth.

Sipas burimeve hetimore, Nikoleta Begolli, 32 vjeçe, e cila ndodhet mes të arrestuarve, kishte nisur një komunikim të rregullt me Agalliun, duke fituar besimin e tij. Në të njëjtën kohë, ajo kishte një lidhje romantike me Sulejman Sinën, 31 vjeç – gjithashtu i arrestuar dhe i njohur më parë për dënime për vjedhje me dhunë.

Skema e kurthit nisi kur Begolli i kërkoi Agalliut të takohej në zonën e “Pazarit të Ri”. Pasi ai pranoi, tre persona – vëllezërit Sina dhe Idajet Mashollari – e pritën në vendin e dakordësuar dhe e futën me forcë në një automjet, duke e çuar në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.

Nga aty, autorët kontaktuan bashkëshorten e Agalliut, duke i kërkuar 2 milionë lekë të reja në këmbim të lirimit të burrit të saj. Shuma iu dorëzua Bajram Ibraliut, 57 vjeç, në zonën e Saukut.

Në kuadër të operacionit “Imediat”, policia ka sekuestruar 1.746.000 lekë, të dyshuara si pjesë e parave të marra përmes shantazhit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mickoski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në merita dhe reforma, me kritere të qarta

Story i radhës

Nga 5 maji qytetarët e Kosovës pa viza në Izrael, por kur ishte ratifikuar marrëveshja mes dyja vendeve?

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë