Pendarovski: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për qasje në mekanizmat e BE-së për t’u përballur me krizën ekonomike

min lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Brdo” mori pjesë në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni, ku u diskutua për temat kryesore aktuale në rajon dhe Evropë, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, për situatën e sigurisë dhe agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe për masat dhe mënyrat për të përballuar krizën energjetike dhe ekonomike me të cilën po përballemi, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, theksoi presidenti Pendarovski, kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, në përmirësimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, prandaj është e nevojshme të përshpejtohet proceset integruese të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski shprehu pritjen se takimi i ardhshëm i Bashkësisë Politike Evropiane, i cili duhet të mbahet në fillim të tetorit, do të kontribuojë në përshpejtimin e mëtutjeshëm të integrimeve.

Liderët përshëndetën fillimin zyrtar të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në dhe u bënë thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian që të marrin vendime të mëtejshme të guximshme në lidhje me integrimin e vendeve të mbetura të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të diskutimit, presidenti Pendarovski theksoi se Bosnja dhe Hercegovina e meriton statusin kandidat për në BE, kurse Kosova regjimin pa viza dhe shprehu pritjen e tij për mbështetje të mëtejshme të fuqishme nga Sllovenia dhe Kroacia në proceset eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për qasje sa më parë në mekanizmat e BE-së, si mbështetje për përballimin e krizës së ardhshme energjetike, dhe theksoi se kriza ekonomike dhe sociale mund të shkaktojë një krizë politike shumëvjeçare dhe të gjenerojë jostabilitet.

Për të zbutur efektet negative të luftës në Ukrainë, presidenti Pendarovski apeloi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe dialogut.

Story i mëparshëm

ЗА ЕДНА НЕДЕЛА СКОРО 20 МИЛИОНИ ДЕНАРИ КАЈ ИГРАЧИТЕ НА ВИДЕОЛОТАРИЈА

Story i radhës

​Së pari edukoni veten pastaj fëmijën

Të fundit nga