Pendarovski: Të mos lejojmë që gjuha diskriminuese të shndërrohet në gjuhë të urrejtjes

min lexim

“Jam thellësisht i bindur se bashkëpunimi dhe veprimet e përbashkëta të të gjitha palëve të interesuara në shoqëri janë kyçe në luftën kundër përmbajtjeve diskriminuese në hapësirën e internetit, por edhe në përgjithësi në jetën publike. Parandalimi i këtij fenomeni, i cili minon seriozisht themelet bazike të çdo shoqërie që synon gjithëpërfshirjen, duhet të bëhet prioritet kombëtar”, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në diskutimin publik “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale – situata dhe sfidat”, e cila realizohet në kabinetin e tij.

Thelbësore është, thotë presidenti Pendarovski, që kushdo që fshihet pas komoditetit të tastierës duhet të jetë i vetëdijshëm se është përgjegjës për atë që thuhet apo shkruhet.

“Komunikimi nuk duhet të reduktohet siç është tani në një pjesë të madhe të energjisë negative, frustrimeve, sulmeve ndaj personit, fjalëve diskriminuese apo gjuhës së urrejtjes. Për këtë qëllim, parandalimi është thelbësor. Nuk duhet të lejojmë që fjalimi diskriminues të shndërrohet në gjuhë të urrejtjes dhe në këtë mënyrë të rrënohen themelet e një shoqërie që duhet të mbështetet në komunikim korrekt dhe debat të arsyeshëm”, thekson Pendarovski.

Kreu i shtetit shtoi se duhet të rikthejmë mirësjelljen në komunikimin në shtëpi, në vendin e punës, në publik dhe në rrjetet sociale, pra, siç tha ai, të masim peshën e fjalëve tona.

Qëllimi jonë i përbashkët, theksoi ai, është të dekontaminojmë hapësirën digjitale, por edhe hapësirën publike në përgjithësi dhe jetën tonë të përditshme nga retorika diskriminuese.

Story i mëparshëm

Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë. Themeluesi i Facebook zbulon gjininë

Story i radhës

Takim Osmani-Dendias

Të fundit nga