Shkup, 16 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për emigracion (IOM), Antonio Vitorino.
Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, është biseduar për aktivitetet aktuale të organizatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin.
Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e përgjithshme që organizata ia jep institucioneve të Maqedonisë në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e emigracionit, mbrojtjen e emigrantëve, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe mbështetjen në harmonizimin e sistemit për menaxhimin e emigracionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Në takim, kreu i shtetit e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e një kornize të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e migracionit të jashtëm legal dhe ilegal, në përputhje me Rezolutën e miratuar kombëtare për politikën e emigracionit 2021-2025.
Burimi: zhurnal.mk