Pendarovski-Sharl Mishel: Çdo ide që nuk zëvendëson integrimin në BE është e mirëseardhur

min lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sonte në Ohër realizoi takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut si pjesë e turneut të tij rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në prag të Samitit të qershorit të BE-së, të cilit i paraprin takimi i liderëve të Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor, presidentët biseduan për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe modalitetet e mundshme për tejkalimin e tyre. Ata folën edhe për agresionin rus në Ukrainë, kërcënimet e mundshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për përballjen me sfidat ekonomike dhe efektet nga kriza shëndetësore dhe energjetike”, kumtoi kabineti i presidentit Pendarovski.

Njëkohësisht, dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për idetë më të reja për krijimin e “Komunitetit gjeopolitik evropian”, me ç’rast nga ana e presidentit Pendarovski u potencua se secila ide e cila do të sigurojë bashkëpunim të thelluar operativ për përballje me sfidat dhe interesat e përbashkët, siç janë stabiliteti dhe siguria e kontinentit evropian dhe e cila nuk do të jetë zëvendësim i politikës së zgjerimit të unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor, është e mirëseardhur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA masa kundër inflacionit, rritja më e madhe e normës së interesit që nga 1994

Story i radhës

Biden për rafineritë: Prodhoni më shumë karburant, më pak fitime

Të fundit nga