Pendarovski – Sharec: Sllovenia mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

min lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit në kuadër të misioneve të NATO-s dhe u shkëmbyen informacione për zhvillimet aktuale dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë. Në bisedime u theksua se të dy vendet do të vazhdojnë të japin një kontribut vetëmohues në nismat rajonale në interes të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtje ndërmjet dy vendeve, duke shprehur pritjen se kjo do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe do të hapë një kapitull të ri të iniciativave dhe projekteve.

Në takim, presidenti Pendarovski shprehu keqardhjen për humbjet dhe dëmet e pësuar nga vërshimet e mëdha që goditën Slloveninë, duke shtuar se edhe tani, si gjatë zjarreve në pyjet në Maqedoninë e Veriut, të dy vendet edhe një herë e dëshmuan partneritetin dhe solidaritetin e tyre të ndërsjellë. Ato theksuan gatishmërinë për ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme reciproke në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe sfidat klimatike, si dhe për reagim të përbashkët në raste emergjente.

Story i mëparshëm

Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë? Këto 3 gjëra nuk i bëjnë kurrë

Story i radhës

Gruevski: Nëse i përgjigjem Mickoskit dhe Nikollovskit, do të çuditen se çka do t’i gjej

Të fundit nga