Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të fushatës së tij “Fytyrë më fytyrë”, ka qëndruar sot në Kratovë tek shitorja e një farkëtari.
Farkëtari, siç bën të ditur i pari i shtetit, ka treguar se nuk ka leverdi nga kjo punë, por ai e bën që ta ruajë traditën familjare.
Është përfunduar se “të rinjtë nuk duan të jenë zanatçi”, transmeton TV21.
Ndërkohë që Pendarovski ka shfrytëzuar vizitën e tij për të provuar këtë punë.
Ju si mendoni, i shkon të jetë zanatçi?
Burimi: TV21