Pendarovski: Për shkak të luftës në Ukrainë, rajoni po fiton tjetër dinamikë

April 12, 2022
1 minut lexim

Lidhjet ekonomike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të bëhen prioritet kryesor, tha presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare te presidenti Milo Gjukanoviç në Mal të Zi.

Ndër të tjera, në takim është biseduar edhe për pandeminë e koronavirusit, si dhe për luftën në Ukrainë, për të cilën Pendarovski u shpreh i kënaqur që me Gjukanoviqin, siç tha ai, “ndajmë pikëpamje të ngjashme për bashkëpunim më të ngushtë në mënyrë që të lehtësojmë tejkalimin e përbashkët të sfidave të përbashkëta”.

“Gjithashtu biseduam për situatën aktuale në rajon dhe ramë dakord që në dritën e luftës në Ukrainë, gjendja po merr tjetër dinamikë. Sot, kur jemi dëshmitarë të krimeve të tmerrshme të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, ne besojmë se kjo duhet të nënkuptojë një pikë kthese në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit. Integrimi evropian është një proces që mundëson transformim të thellë dhe reforma në drejtim të demokratizimit të shoqërive dhe nuk është rastësi që Bashkimi Evropian është synim strategjik si i Maqedonisë së Veriut ashtu edhe i Malit të Zi”, tha presidenti maqedonas Stevo Pendarovski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmoi nënën e saj me mjet të mprehtë, arrestohet e mitura nga Tetova

Story i radhës

Chelsea para sfidës të jesh apo të mos jesh

Të fundit nga

ShkoLartë