pendarovski per rel me ndryshimet kushtetuese do te deshmohet kush eshte per ose kunder be se 647d2c21c3aba

Pendarovski për REL: Me ndryshimet kushtetuese do të dëshmohet kush është për ose kundër BE-së

June 5, 2023
1 minut lexim

Polarizimi i shoqërisë në Maqedoni posaçërisht është i dukshëm në proceset euro-integruese të vendit thotë shefi i shtetit, Stevo Pendarovski në intervistën javore në REL. Pendarovski thotë se disa janë PËR dhe të tjerët KUNDËR, por edhe përkundër asaj që nuk kemi konsensus të plotë politik, përkatësisht shumicë të nevojshme për ndryshimet kushtetuese, vlerëson se duhet të fillojë ky proces.

“Mendoj se është më mirë të hyjmë në atë procedurë që më në fund kur do të duhet të votohet, a do të jetë votimi i parë për të cilin gjithashtu nevojiten 2/3 apo i fundit që të dallohen ata dy blloqe të cilët tashmë janë të dukshëm në shoqërinë e Maqedonisë në skenën politike. Pas 10 muajve kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale dhe mendoj se qytetarët e Maqedonisë duhet të dinë perspektiven e tyre nëse vonojnë për njërën apo tjetrën palë”, sqaroi presidenti i RMV-së Sveto Pendarovski.

Pendarovski me kritika edhe ndaj Bashkimit Evropian. Thotë se mos vallë duhet anëtarësim i shpejtë në BE për shkak të luftës në Ukrainë.

“Nëse i jepni statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë dhe nëse ia jepni Bosnjë dhe Hercegovinës në kushte të caktuara, domethënë për shkak të luftës në Ukrainë, pyetja ime është për përfaqësuesit evropianë dhe përfaqësuesit e tjerë dhe ambasadat këtu, çfarë do të ndodhë kur, dashtë Zoti, nesër të ndalojë lufta në Ukrainë. Nuk dua ta shoh momentum për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë në Europë, vetëm sepse ka një luftë diku në kontinent”, shtoi Pendarovski.

Për ndryshimet kushtetuese të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të mërkurën pritet të mbahet takim liderësh mes kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

MARKETING

RENT A CAR

osmani nga 1 korriku maqedonia e merr kryesimin e procesit te bashkepunimit ne europen juglindore 647d100045983
Story i mëparshëm

Osmani: Nga 1 korriku, Maqedonia e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

horoskopi ditor e hene 5 qershor 2023 647d641db1fe7
Story i radhës

Horoskopi ditor, e Hënë 5 Qershor 2023

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë