pendarovski organizatoret e tubimeve ne tetove dhe cair duhet te sanksionohen per ide shoviniste 64d8a92d2df78

Pendarovski: Organizatorët e tubimeve në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për ide shoviniste

August 13, 2023
1 minut lexim

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dënuar organizimet e tubimeve në Tetovë dhe Çair ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Kosovës, Albin Kurti. Presidenti Pendarovski thotë se janë shkelur dispozitat ligjore për përdorimin e flamurit, himnit shtetëror, flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Ai apelon që organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura për rastin në fjalë.

“Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara.”- shkruan Pendarovski.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

e krahasojne me yje te serie a talenti erald krasniqi uzuni e cr7 shembujt e mi 64d8a70aa64ea
Story i mëparshëm

E krahasojnë me yje të Serie A, talenti Erald Krasniqi: Uzuni e CR7 shembujt e mi

shba i kthen italise me shume se 250 artefakte te vjedhura 64d8aa1bc48c6
Story i radhës

SHBA i kthen Italisë më shumë se 250 artefakte të vjedhura

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë