Pendarovski: Nganjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja

min lexim

Një zgjidhje për krizën sistematike që ende po zien në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të kemi prani më të madhe evropiane në rajon. Nganjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja dhe pa përparim të vendeve drejt Unionit, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin para panelit që diskutoi për zgjidhjet për tejkalimin e krizave, të mbajtur në kuadër të edicionit të 5-të të Forumi i Paqes në Paris, njoftoi kabineti i kreut të shtetit.

Pendarovski tha se është e kuptueshme që në muajt e fundit të gjithë po flasin për situatën e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus atje, por se tema e sigurisë është mjaft e njohur për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e tij moderne.

Duke iu referuar rajonit, ai vuri në dukje se ka sfida të përbashkëta, se tendencat demografike nuk janë të favorshme dhe tha se është e nevojshme të investohet më shumë për të rinjtë, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për sukses në shtëpi në vendet e tyre.

Burimi:________

Story i mëparshëm

Çfarë do të ndodhë me fronin e Elizabeth? Mbreti Charles bën ndryshimin e madh në Pallatin Mbretëror

Story i radhës

Drogë në makinë dhe në banesë, arrestohen dy vëllezërit nga Skrapari

Të fundit nga