Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, me ftesë të presidentit të Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, më 24 dhe 25 tetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Polonisë.
Nesër në Varshavë, siç u paralajmërua, presidenti Pendarovski me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti polak, Andzhej Duda, pas çka do të mbahet tet-a-tet takim mes dy presidentëve. Është paraparë edhe mbledhje plenare e delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.
Siç paralajmëruan nga kabineti i Pendarovskit, ai do të realizojë takim edhe me kryeministrin e Polonisë, Mateuzh Moravjecki, ndërsa së bashku me presidentin Duda do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të odave dhe bizneseve polake, si dhe me përfaqësues nga biznes sektori të vendit tonë, ngjarje që mbahet në organizim të Agjencisë polake për investime dhe tregti dhe Kabineti i presidentit polak.
Në kuadër të vizitës zyrtare është paraparë që presidenti Duda ta dekorojë presidentin Pendarovski me dekoratën më të lartë polake, Dekorata e Shqiponjës së Bardhë, ndërsa presidenti Pendarovski ta dekorojë presidentin Duda me Dekoratën “8 Shtatori”, si simbol i partneritetit dhe miqësisë mes dy shteteve.
Gjatë vizitës, Pendarovski do të vendos kurorë me lule në Varrin e luftëtarit të panjohur.
Të martën, presidenti Pendarovski do të mbajë ligjeratë në Kolexhin e Evropës në kampusin Natolin, Varshavë.