Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese sot nënshkroi dekrete për emërimin e pesë ambasadorëve.
Maqedonia e Veriut do të ketë ambasadorë të rinj në Republikën Sllovake, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë.
Evgenija Ilieva u emërua ambasador në Republikën Sllovake, Agron Buxhaku u emërua ambasador në Kanada, ndërsa Driton Kuqi u emërua ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë.
Metodija Belevski u emërua ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, ndërsa Agnesa Rusi Popovska në Republikën e Bullgarisë.