Në ceremoninë e cila do të mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Nikolae-Ionel Chouka kryeministër i Rumanisë dhe Aleksandar Vuçiq, president i Republikës së Serbisë.
Presidenti Stevo Pendarovski do të ketë takime me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Bullgarisë, presidenti Pendarovski do të vendosë lule në autostradën “Struma” në vendin e aksidentit tragjik të autobusit, ku më 23 nëntor 2021 humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.