Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet, diskutojnë për problemet e Maqedonisë së Veriut

December 14, 2022
1 minut lexim

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski sot bisedoi në telefon me Derek Chollet, këshilltar i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken.

Pendarovski në Facebook kumtoi se me këshilltarin Chollet kanë biseduar për proceset eurointegruese të vendit, për luftën lundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për situatën në rajon.

Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Chollet, duhej sot, siç ishte paralajmëruar fillimisht nga Departamenti i Shtetit, të vijë në Shkup, por për shkak të testit pozitiv për Covid-19, e shtyu vizitën pas Vitit të Ri.

Chollet në vend duhej të bisedojë me përfaqësues qeveritarë për një sërë çështjesh, përfshirë edhe për energjetikën, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Përveç Maqedonisë së Veriut, në programin e Sholes ishin edhe vizitat në Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. Qëllimi i vizitave, siç informuan nga Departamenti i Shtetit, është të ceket përkushtimi i përhershëm i SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ulërima, sharje dhe dhunë/ Degradon sherri në studio, Lea godet Irisin pas debatit me Orsiolën

Story i radhës

Bislimi për BBC: S’i kanë vendosur serbët lokalë barrikadat, por radikalët e Vuçiqit

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë