Pendarovski mirëpriti në takim një grup ambasadorësh pranë OSBE-së

6 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot i ka pritur shefin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kilian Val dhe ambasadorët e misionit të OSBE-së në SHBA, Majkëll Karpenter nga Mbretëria e Bashkuar, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Neil Bush, Gesa Brautigam në Gjermani, Stefano Baldi në Itali dhe Kristin Fazh në Francë. Në takim ishte e pranishme edhe Angela Ageler, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Pendarovsk, siç njoftuan nga Kabineti i tij dhe ambasadorët shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale dhe zhvillimet në Evropë dhe rajon, si dhe për prioritetin dhe lidershipin e Maqedonisë në OSBE.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer informacion mbi rolin e OSBE-së në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës dhe nevojës urgjente për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve të mëtejshme.

Presidenti Pendarovski tregoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për të marrë përgjegjësi dhe për t’u përballur me të gjitha sfidat.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Pendarovski i shpreh ngushëllime Erdoganit pas tërmetit tragjik në Turqi

Story i radhës

Guvernatori i Gaziantepit: 531 rrënoja janë në qytetin tonë si pasojë e tërmetit

Të fundit nga