Pendarovski: Ky Këshill Gjyqësor u turpërua para opinionit publik

min lexim

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në kolegjiumin e punës kanë biseduar për çështjet që i ngriti ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kol. Në kumtesën e Këshillit thuhet se i hedhin poshtë pohimet e ambasadorit se ky organ nuk është legjitim dhe Këshilli në kolegjiumin ka sjellë konkluzion se i njëjti po funksionon sipas ligjit dhe kompetencave të tij. Presidenti Stevo Pendarovski mendon se problemi me Këshillin gjyqësor është më i madh se problemi me dy gjykatësit që ai i propozoi për anëtarë të këtij Këshilli. 

“Ky këshill gjyqësor në mënyrë të konsiderueshme u turpërua në opinionin publik dhe në këtë drejtim është korrekte deklarata e ambasadorit holandez që të tërheqin një projekt që duhej ta zbatonte Këshilli gjyqësor. Do të doja të shihja edhe ambasada të tjera në Shkup që t’i tërheqin projektet e tyre dhe paratë që i japin, jo vetëm për Këshillin gjyqësor por edhe për  disa organizata joqeveritare dhe media që me vite të tëra punojnë me para europiane ndërsa kundër Europës.”- deklaroi Stevo Pendarovski, President

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ju prezantojmë Dj.Esco që nisi me rep e sot Dj. më i dëgjuari kudo

Story i radhës

Presidentja greke shpërndan parlamentin e ri, shpall zgjedhje të reja më 25 qershor

Të fundit nga