Pendarovski – Kuleba në Davos: Mbështetje të plotë nga Maqedonia e Veriut për Ukrainën dhe popullin ukrainas

May 25, 2022
1 minut lexim

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Davos, pati takim të shkurtër me ministrin e Punëve të jashtme të Ukrainës, Dmitro Kulebën.

Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur Kabineti i tij, në bisedën me Kolebën e ka riafirmuar mbështetjen e plotë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s, në kuadër të mundësive do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën që synon t’i japë fund agresionit ushtarak, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe vendosjen e paqes.

Kuleba ka shprehur falënderim për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, të deklaruar edhe në letrën e dërguar nga presidenti Pendarovski për presidentin ukrainas Zelenski.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaferi: Nuk ndjej përgjegjësi që të kërkoj falje

Story i radhës

Kuvendi me pajisje të reja teknologjike! Deputetët do të mund të votojnë në ekrane me prekje

Të fundit nga

ShkoLartë